Lajme
Krasniqi: Me politikat e Kurtit po humbim veriun dhe aleatët ndërkombëtarë
Demokracia
18:25 | 05 Nëntor 2022

Share:

Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se me politikat e kryeministrit Albin Kurti, Kosova po e humb veriun, po kthehet Asociacioni si dhe po humben serbët e integruar dhe aleatët ndërkombëtar.

Sipas tij nëse do të ndodhte ripërcaktimi i kufijve, Kosova do ta fitonte Luginën e Preshevës, do të kishte njohje reciproke dhe do të sigurohej paqe e stabilitet.

“E spo fitojmë bash asgjë, përveç imazhit të Albin Kurtit si një politikan me demek rezistent (n’koftë tu e besu najkush edhe këtë)”, u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme