Lajme
Krasniqi: Manovrat e KFOR-it me ushtarët serbë në kufi të Kosovës mesazh për Kurtin
Demokracia
20:10 | 18 Shkurt 2024

Share:

Profesori Milazim Krasniqi ka shkruar në lidhje me manovrat e djeshme të KFOR-it dhe ushtarëve serbë, pikërisht më 17 shkurt.

Sipas tij, kjo nuk ishte rastësi, por ishte mesazh se nëse Kurti vazhdon me këto politika karshi ndërkombëtarëve, atëherë do të kemi autonomi territoriale në veri e fund politik të Albin Kurtit.

Postimi i plotë i profesorit Milazim Krasniqi:

Manovrat e përbashkëta të ushtarëve të KFOR-it me ushtarët serbë në kufi të Kosovës, më 17 shkurt, nuk janë pjesëmarrje në festime për ditën e pavarësisë. AS KFOR as Serbia nuk e njohin Kosovën si shtet. As rastësi nuk janë. Janë mesazh. Nuk jam parashikues, ama analiza më bën të kuptojë se nëse Kurti e vazhdon konfliktin me SHBA e me BE-në, manovrat e KFOR-it me ushtrinë serbe në kufi, zëvendësohen me futjen e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës. Si minimum, për ta paraqitur të dështuar qeverinë e Kosovës. (KFOR-i futet në kazerma, siç ka pasur raste.) Në atë rast do të ndodhnin dy gjëra: e para, autonomia e veriut-federalizimi i Kosovës dhe e dyta, fundi politik i Albin Kurtit. Nuk arrij ta kuptoj pse Kurti i provokon këto dy bela, pa pasë pikë nevoje. Pa ndihmën e SHBA-së Kosova nuk mbijeton si shtet, pa partneritet me SHBA nuk mbijeton në Prishtinë asnjë qeveri. (18 shkurt 2024)

Të ngjashme