Lajme
Krasniqi: LVV u themelua si frymë antiperëndimore, e tillë po vazhdon
Demokracia
21:20 | 11 Shkurt 2024

Share:

Profesori Milazim Krasniqi, me anë të një shkrimi ka analizuar mënyrën se si LVV u themelua si lëvizje e se si po qeverisë sot.

Krasniqi ka thënë se LVV u themelua pikërisht për t’u kundërvënë ndaj ndërkombëtarëve, shumica e të cilëve ishin perëndimorë. Sipas tij, pikërisht në këtë fyrmë edhe po qeverisë. Maje sipas Krasniqit edhe mbështetjen popullore kjo lëvizje e gjenë tek kjo frymë antiperëndimore, që ekziston në vend.

Lexojeni të plotë shkrimin e z.Krasniqi

LVV si lëvizje politike është themeluar për t’iu kundërvënë prezencës ndërkombëtare në Kosovë. Cilës prezencë ndërkombëtare? Sikundër dihet, nga qershori 1999 prezenca ndërkombëtare në Kosovë ka qenë me dominim absolut të Perëndimit. Prandaj LVV ka pasur që nga fillimi një frymë antiperëndimore. Atë frymë e ka bartë edhe në qeverisje. Veprimet e pakoordinuara të qeverisë LVV-Kurti me SHBA-n, me NATO-n e me BE-në, kanë sjellë shumë probleme për Kosovën. Bashkimi Evropian ka vendos masa kundër Kosovës, NATO pati suspenduar FSK nga manovrat e saj, SHBA u detyrua ta kritikonte qeverinë e Kosovës për vendimin për targat, për mënyrën e inaugurimt të kryetarëve të komunave në veri dhe së fundmi për vendimin e BQK-së për dinarin. E vërteta është se tregohen naiv ata që kujtojnë se në Kosovë nuk ka një frymë autoktone të fuqishme antiperëndimore. Në fakt, qeveria Kurti e ka përkrahjen kryesore pikërisht nga ajo frymë. Dy grupimet e mëdha ideologjike, marksistët (a majtistët) dhe ekstremistët fetarë, janë armiq ideologjikë të Perëndimit. E pra, këto grupime janë dy minierat më të mëdha të votave të LVV. Thjesht, nuk ka asgjë të paparashikueshme, thjesht ka kontinuitet. Urime, suksese!

Të ngjashme