Sport
Krasniqi lufton për medalje të artë në Grand Slam Paris 2023
Demokracia
15:15 | 04 Shkurt 2023

Share:

Nuk ndalen sukseset nga Distria Krasniqi, e cila veçse i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës, ndërsa tani do të luftojë për të artën në Grand Slam Paris 2023.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slam Paris, pasi që në gjysmëfinale e ka mposhtur francezen, Amandine Buchard, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen Marina Diez Castello, ndërkaq në çerekfinale e mposhti mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti franceze, Amandine Buchard, kurse tani në finale do të përballet me hungareze, Reka Pupp.

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024