Lajme
Krasniqi-Kurtit: Për 19 minuta, në Bruksel e përmbyse krejt karrierën politike, e pranove Zajednicën
Demokracia
12:59 | 03 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar para deputetëve të Kosovës për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se në dy vjet qeveri është arritur një marrëveshje që përfshin njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.

Pas fjalimit të Kurtit i cili kërkoi ta dijë si ia kanë bërë LDK e PDK që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruante marrëveshjet me ta, Krasniqi iu drejtua duke i thënë “a u qetësove kryeministër, se më bëre marak”.

“A u qetësove kryeministër se u bonëm merak kur të pamë ashtu, a je mirë.

S’na kallxove pse u vonove. A pate naj punë a pse nuk erdhe qe një orë. A bon me na kallxu qysh është e mundur krejt bashkëpunëtorët më të ngushtë me dalë kundër teje sot.

Krasniqi ka thënë se Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel. Na e dimë me 21 tetor e ke pas pesëshen k;tu. Është për t’u vlerësuar angazhimi i partnerëve. Të kemi thënë koordinohu me amerikanët.

Ta kanë pru propozimin për Zajednicën, ti e ke pranu. Kur thu hajde ta nënshkruajmë, e ke bo një gabim amater që s’e bon askush. Me i thanë ndërkombëtarëve me e nënshkru draftin me Serbinë, është abnormale. Është me pranu Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Me e nënshkrua draftin që e miraton Qeveria e që e Gjykon Kushtetuesja”, ka thënë tutje Memli Kransiqi.

Të ngjashme