Lajme
Krasniqi: Kurti s’u përball me krizën energjetike, zgjodhi t’iu vendosë haraç qytetarëve
Demokracia
13:03 | 09 Prill 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe mazhoranca në Kuvend iu kanë vendosur siç tha ai, haraç qytetarëve.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se PDK e ka kundërshtuar vendimin e padrejtë të sinkronit Qeveri-ZRRE, për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, dhe shpreheq që është i lutur vendimit të gjykatës, përcjell Demokracia.com.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar vendimin e padrejtë të sinkronit Qeveri-ZRRE, për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe jam shumë i lumtur që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar kërkesën tonë për masë të përkohshme që pezullon këtë vendim deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Ne jemi përpjekur me kohë që ta ndërgjegjësojmë qeverinë për krizën energjetike, por as Kryeministri Kurti e as mazhoranca nuk kanë pasur kurajo për të marrë përgjegjësi përballë krizës. Ata thjeshtë zgjodhën ta dyfishojnë çmimin e energjisë elektrike, duke ju vendosur një haraç qytetarëve, pikërisht në kohën kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur dhe kostoja e jetesës është bërë shumë e rëndë”, ka shkruar ai.

Krasniqi tha më tej se kanë kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike me mjete juridike, dhe do vazhdojnë këtë betejë juridike deri në fund, kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë dhe ZRRE-së, në kurriz të familjeve dhe qytetarëve të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme