Lajme
Krasniqi: Kurti nuk duhet të largohet nga Qeveria, ta përmbyll procesin katastrofal që e ka nisur
Demokracia
20:00 | 23 Mars 2023

Share:

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar planin franko-gjerman dhe marrëveshjen e Ohrit.

Me anë të një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kurti nuk duhet të largohet nga zyra e kryeministrit.

“Për dallim prej të gjithë atyre që kërkojnë largimin e Kurtit nga zyra e kryeministrit, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë të mbetet në atë zyrë. Plani franko-gjerman dhe Marrëveshja në Ohër tashmë janë obligative. Kushdo që vjen në qeveri, duhet t’i zbatojë”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet ta përmbyll këtë process katostrofal që ai e ka nisur.

“Prandaj, i vetmi që duhet ta mbyll këtë proces katastrofal është ai që e ka filluar – Albin Kurti. Meqë e ka përjashtuar edhe Kuvendni e edhe Gykatën Kushtetuese, tash vetëm Kurti është përgjegjës. Lene le ta përfundojë punën, qashtu qysh e ka nisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme