OpEd
Krasniqi: Kurti ka të drejtë të ankohet, por nuk ka të drejtë të manipulojë
Demokracia
10:16 | 19 Shtator 2023

Share:

Profesori universitar, publicisti e shkrimtari ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook duke thënë se formimi i Asociacionit ka qenë dhe mbetet kërkesë e parë e SHBA-së.

“Formimi i Asociacionit ka qenë dhe mbetet kërkesë e parë e SHBA-së dhe e BE-së. Tashmë në SHBA e në BE janë të bindur se pa formimin e Asociacionit nuk ka deeskalim, nuk mund të mbahen zgjedhje në veri, nuk ka integrim të serbëve, nuk ka normalizim.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti ka të drejtë të ankohet, por jo të manipulojë.

“Kurti ka të drejtë të ankohet, por nuk ka të drejtë të manipulojë se gjoja kjo është politikë e Llajçakut. Kurti duhet të shohë se si e ka sjellë veten në këtë pozitë të vështirë, ku nuk ka problem me opozitën, po me SHBA-në dhe BE-në”, ka përfunduar Krasniqi. /Demokracia/

Të ngjashme
OpEd • 08 Dhjetor 2024
OpEd • 08 Dhjetor 2024
OpEd • 06 Dhjetor 2024