Lajme
Krasniqi: Kurti ia tregoi draft-Statutin vetëm deputetëve të VV-së, bëri një gabim shumë të madh
Demokracia
21:17 | 09 Nëntor 2023

Share:

Njohësi i çështjeve juridike, Albert Kransiqi ka deklaruar se është gabim i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta informojë vetëm grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Kurti duhet të informojë edhe grupet e tjera parlamentare.

”Nëse kryeministri është vetëm i deputetëve të VV-së dhe ata që janë me VV-në atëherë ky është një gabim i madh. Të njëjtën është dashur ta bëjë edhe me grupet e tjera parlamentare në Kuvend”, ka thënë ai në T7.

Më tutje, Krasniqi ka deklaruar se Kurti gjatë kohës sa ishte opozitar e ka kundërshtuar këtë Asociacion, por nuk ka arritur t’i bindë ndërkombëtaret që Asociacioni është i panevojshëm.

”Kurti është ardhur në pushtet me bindjen që do ta bindë bashkësinë ndërkombëtare që ky asociacion nuk duhet të implementohet. 10 vite opozitarizëm kanë qenë që ky Asociacion nuk duhet të bëhet. Tash po del që nuk ka arritur ta bindë bashkësinë ndërkombëtare që Asociacioni është i panevojshëm dhe i minon të drejtat e komunitetit serb”, ka thënë ai.

Të ngjashme