Lajme
Krasniqi: Kurti e solli anarkinë në veri
Demokracia
21:40 | 02 Mars 2023

Share:

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti me vendimin për targat e ka shkaktuar krizën në veri të Kosovës.

Sipas tij, provokimi i krizës ka qenë akt tradhtie, shkruan Demokracia.com.

Profesori Krasniqi është shprehur se nga ky provokim erdhi edhe deri te dalja e serbëve nga institucionet, vendosja e barrikadave, sulmet e armatosura ndaj Policisë e pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve.

“Provokimi nga Albin Kurti i krizës me targat në veri, përkundër kërkesës amerikane që të shtyhej ai vendim për dhjetë muaj, nxiti daljen e serbëve nga institucionet, barrikadat, sulmet e armatosura të bandave, pamundësimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Pra, çmontimin total të prezencës së shtetit tonë në veri. Solli anarkinë. Për ta qetësuar gjendjen, me mundësi riintegrimi të serbëve, Plani franko-gjerman solli vetë –menaxhimin, pra, autonominë territoriale e politike të serbëve në Kosovë. Provokimi i krizës me targat ka qenë ose akt budallakie, ose akt tradhtie.”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2025