Lajme
Krasniqi: Kur Kurti ka nevojë për mjekim shkon në Norvegji
Demokracia
16:56 | 03 Nëntor 2022

Share:

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasnqi, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje është shtrirë në një spital privat për një intervenim kirurgjik.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se kësaj qeveria nuk i intereson sistemi shëndetësor.

“Ka kohë që e kemi thanë se kësaj qeveri nuk i intereson sistemi i shëndetësisë publike dhe nuk ka bë kurgjo për këtë punë. Kqyre ku jemi sot: njëri i parë i shtetit, presidentja shkon e kryen një operacion shumë të thjesht në spital privat, që ka mujtë me u krye në QKUK”, ka thënë Krasniq.

Sipas tij, kur ka nevojë për shërbime mjekësore kryeministrit shkon në Norvegji, ndërsa presidentja në spital privat.

“Kryeministri shkon në Norvegji kur ka nevojë, e qon vajzën në Norvegji kur ka nevojë. Presidentja shkon në spital privat për një operacion krejt të thjeshtë. Çka është mesazhi këtu për qytetarët e Kosovës? Kush ka pare mund ti marr shërbimet, kush nuk ka para, zoti të ruajt”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme