Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar komandantin e UÇK-së, Ilaz Kodra në 23-vjetorin e rënies heroike të tij.
Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Ilaz Kodra në fjalët e bashkëluftëtarëve të tij, ishte prej burrave më të guximshëm e më besnik që ata njihnin, përcjell Demokracia.com.
“Sot, në 23 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë komandantin e ditëve të para të UÇK-së, Ilaz Kodra. Ilazi, në fjalët e bashkëluftëtarëve të tij, ishte prej burrave më të guximshëm e më besnik që ata njihnin. Shoku i afërt i Adem Jasharit, në misionin e tij të fundit ushtarak, ishte nisur në ndihmë popullatës civile, të cilët ishin cak i forcave serbe. Në betejë, ai ra për të mos vdekur kurrë e për t’u bërë një me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi.