Lajme
Krasniqi: Kosova preferon modelin kroat për Asociacionin, atë e pranoi Serbia në raport me Kroacinë
Demokracia
18:03 | 11 Maj 2023

Share:

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka prezantuar vizionin e tij për Asociacionin të bazuar në modelin kroat.

Krasniqi ka potencuar se modeli kroat është një model që e preferon Kosova dhe të njëjtin e ka pranuar Serbia në raport me Republikën e Kroacisë.

Ai thotë se tashmë për çështjet e tjera mbetet të koordinohet në takimet e tjera në Bruksel.

“Kryeministri Kurti më 2 maj ka prezantuar një model që Kosova e preferon. Ky është një model që Serbia e ka pranuar në raport me Republikën e Kroacisë dhe për të tjerat tashmë mbetet të koordinohet në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë Krasniqi në FRONTAL të T7.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024