Lajme
Krasniqi: Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake
Demokracia
14:44 | 26 Prill 2025

Share:

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për mundësinë e rrezikimit të mbështetjes financiare për Kosovën, si pasojë e mungesës së funksionimit institucional.

Në një poszim në Facebook, Krasniqi theksoi se kjo situatë është pasojë e mungesës së vullnetit politik nga partia fituese për të formuar institucionet e vendit. Sipas saj, kjo sjellje jo vetëm që dëmton procesin demokratik, por vë në rrezik të ardhmen ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës.

“Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake. Është koha për përgjegjësi dhe veprim në shërbim të qytetarëve!”, ka deklaruar ajo, duke bërë thirrje për reflektim dhe marrje të përgjegjësive nga të gjithë akterët politikë.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë institucionale, me pasiguri të theksuar politike dhe sociale. BE-ja ka shprehur shqetësim të qartë për vonesat në formimin e institucioneve, duke paralajmëruar pasoja konkrete për ndihmën financiare dhe projektet zhvillimore në Kosovë.

Të ngjashme