Në prag të ndeshjes derbi Drita – Gjilani, klubi “bardhekaltër” ka mbajtur konferencë për media ku kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Besnik Krasniqi folën për përgatitjet dhe pritshmëritë.
“Është një ndeshje shumë e fortë mes dy ekipeve që po kalojnë formë të mirë. Jemi të përgatitur për këtë ndeshje edhe pse ishte kohë shumë e shkurtë. Ne e dijmë rëndësinë e derbit dhe jemi në maksimum të motivuar ta fitojmë këtë ndeshje, jo vetëm për ne por edhe për gjithë qytetin dhe tifozët e Dritës. Është një ndeshje që nuk bënë të humbet dhe neve na mbetët të japim maksimumin e të luftojmë për veten dhe shikuesit, të cilët e meritojnë”, ka thënë Krasniqi në konferencë për media.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit luhet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik./Demokracia.com/
Nuhiu para derbit kundër Gjilanit: Rivalët i njohim mirë, futbollistët tanë janë në formë