Sport
Krasniqi: Jam shumë i mërzitur, penalltia e humbur është dashur të përsëritet
Demokracia
14:26 | 21 Shkurt 2022

Share:

Prishtina të dielën ka pësuar një humbje të dhimbshme nga Ballkani, humbje kjo që e ka larguar përfundimisht nga objektivat për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Bardhekaltrit tash synim e kanë një vend që dërgon në garat Evropiane pra deri në pozitën e tretë, por sipas situatës që po ecën klubi për momentin është më afër pozitës së largimit nga Liga sesa Evropës, shkruan  Demokracia.com.

Kjo edhe ka ngjallur reagime të ashpra të tifozëve. “Plisat” dje përmes një videoje treguan se kanë hyrë në zhveshtore të skuadrës dhe u kanë marrë fanellat pasi nuk janë duke e dhënë maksimumin.

Gjithsesi, figura më tragjike e ndeshjes së djeshme në fanellën e Prishtinës ishte Besnik Krasniqi. Ai ishte i pafat kur dështoi të shënojë nga penalltia, ndërsa më vonë shkaktojë një penallti për t‘i dhënë epërsi Ballkanit.

Krasniqi në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se është shumë i mërzitur nga ajo humbje por që edhe kishte padrejtësi pasi penalltia e humbur është dashur të përsëritet.

“Sa i përket ndeshjes mendoj se kemi bërë lojë shumë të mirë. Penalltia qe e humba është dashur  të rikthehet sepse portieri nuk ka qëndruar në vijë”, ka thënë Krasniqi duke shtuar.

“Gjithsesi, jam i mërzitur, gjithmonë kur humbet mërzitesh,  por ne jemi futbollist dhe me këtë punë merremi. E dimë se kështu është futbolli, ndodhin këto. Sa i përket a mundemi mu rikthye, mendoj se shumë shpejt Prishtina do kthehet ashtu si e meriton, por duhet të punojmë shumë dhe të jemi të bashkuar për të arritur qëllimin”, ka përfunduar Besnik Krasniqi. /Demokracia.com

Të ngjashme