Lajme
Krasniqi: Ishalla lëviz diçka, po shpresoj që LVV e ka ndërru kandidaten
Demokracia
10:04 | 27 Prill 2025

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës shpreson se sot do të “lëviz diçka” lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Para hyrjes në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, Memli Krasniqi iu tha gazetarëve se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje e ka ndërruar kandidaten për kryetare të Kuvendit.

“Pas seancës këqyrim. Ishalla lëviz diçka. Ndoshta e kanë ndërru kandidaten – po shpresoj. Përndryshe duan ta vazhdojnë bllokadën”, tha ai.

I pyetur se a ka zgjidhje, Krasniqi u përgjigj shkurtimisht: “Po, ndonjë kandidat tjetër”.

Albulena Haxhiu ka dështuar disa herë që t’i marrë m61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Krasniqi ka thënë të mërkurën se janë të gatshëm për takim me LVV-në, për të diskutuar për një “kandidaturë tjetër” që “mund të jetë e pranueshme”.

 

Të ngjashme