Lajme
Krasniqi i’a kujton këtë deklaratë Kurtit, “Kur bëhet fjalë për SHBA-të, nuk pyesim pse por si, jo sa por kur”
Demokracia
14:20 | 12 Nëntor 2022

Share:

Analisti Albert Krasniqi, ka folur për refuzimin që Qeveria Kurti i’a bëri dhe po vazhdon t’ia bëj kërkesës së Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, për shtyrjen e vendimit për targat.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka rikujtuar një deklaratë kryeministrit Kurti të bërë më herët, ku thoshte se kur bëhet fjalë për Amerikën, Kosova nuk pyet pse, por vetëm si, si tregues që kërkesat amerikane nuk refuzohen.

“Kur Kosova kërkonte ndihmën e SHBA-së që të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-së, Kryeministri Kurti pati deklaruar se “Kosova do të mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet PSE por SI, jo SA por KUR”, ka shkruar Krasniqi.

Por sipas Krasniqit, tash kur SHBA-të zyrtarisht, e Sekretari Blinken privatisht, po i kërkojnë Kryeministrit Kurti shtyrje të zbatimit të vendimit për targat, ky ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat./demokracioa.com

Postimi i plotë i Albert Krasniqit:

Kur Kosova kërkonte ndihmën e SHBA-së që të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-së, Kryeministri Kurti pati deklaruar se “Kosova do të mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet PSE por SI, jo SA por KUR”.
Tash kur SHBA-të zyrtarisht, e Sekretari Blinken privatisht, po i kërkojnë Kryeministrit Kurti shtyrje të zbatimit të vendimit për targat, ky ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat.
Kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit. Aleancat funksionojnë kur investimi është i dyanshëm. Kështu, vetëm duke kërkuar ndihmë e mos koordinuar veprimet, për pasojë ka izolimin dhe stagnimin. Hapi i parë veç është bërë me anulimin e vizitave zyrtare.
Prandaj zbatimi i vendimit pas dhjetë muajsh është koha e duhur, e koordinimi me aleatët është mënyra më efikase.
Kaq mund të bëjmë!

Të ngjashme