Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas rastit skandaloz që ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur aksidentalisht në lavatriçe e mbështjellur me çarçafë.
Krasniqi pyeti se edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që Qeveria Kurti ta marrë seriozisht sektorin e shëndetësisë.
Ai gjithashtu pyeti se ku është ministri apo drejtori i SHSKUK-së, ndërsa ngriti disa dyshime për këtë rast.
“Pse është tentuar që të fshihet ky rast? Vetëm tri javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik”, shkroi Krasniqi në Facebook.
“A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:
Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast? Vetëm tri javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!