Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim 17 student, të nivelit master, të cilët studiojnë në Universitetin e Vjenës dhe të Venedikut.
Krasniqi ka folur me ta rreth të arriturave të Kosovës, rolin PDK-së, në shtet-formim, si dhe për padrejtësinë që po u bëhet qytetarëve të vendit, duke mos iu lejuar lëvizja e lirë, në zonën shengen.
“Kënaqësi të pres në PDK dhe të bashkëbisedoj me17 studentë të nivelit master të Universitetit të Vjenës dhe Venedikut, që vijnë nga shtete të ndryshme evropiane, të shoqëruar nga profesoresha Marijana Grandits.
Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë, rajon dhe Evropë. Ata i njoftova edhe për historinë e Kosovës, të arriturat e vendit tonë, rolin e PDK-së si parti shtetndërtuese dhe orientimin tonë euro-atlantik.
Diskutuam edhe për padrejtësinë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës përmes mos-liberalizimit të vizave, si shteti i vetëm në Evropë i izoluar. Liria e lëvizjes, vlerë mbi të cilën është ngritur BE, duhet të mundësohet sa më parë edhe për qytetarët e Kosovës.
Mysafirët i falënderova për vizitën dhe bashkëbisedimin e mirë që kishim së bashku”, ka shkruar Krasniqi.