Lajme
Krasniqi i bindur: 99% vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje
Demokracia
10:43 | 04 Prill 2025

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur bindjen se vitin e ardhshëm Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, duke e konsideruar këtë mundësi me 99% siguri, transmeton Insajderi.

Në një intervistë, ai ka theksuar se është problem që në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të sigurohen 80 vota për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Krejt po e dimë që vitin e ardhshëm do të ballafaqohemi me zgjedhje, 99%. Mundësia për zgjedhje është 99%, sepse nuk ka kush që mund të sigurojë 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Rasti i Atifete Jahjagës ka qenë krejt tjetër, nuk është e krahasueshme, atëherë ka pasur një koalicion tjetër. Disa thonë ‘pse nuk e lejoni Albin Kurtin ta bëjë qeverinë, le të rrinë, punë e madhe’, por ai nuk mund të bëjë asgjë. Opozita është e fortë dhe ai është i dobët, mund ta rrëzojnë”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme