Lajme
Krasniqi, Haziri dhe Haradinaj me versione të ndryshme: A ia prezantoi Lajçaku opozitës draft-statutin e Asociacionit?
Demokracia
13:43 | 07 Nëntor 2023

Share:

Opozita ka dal me versione të ndryshme për atë çka ka ndodhur në takimin e sotshëm me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Derisa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kanë thënë se në takim nuk është prezantuar drafti i Asociacionit, ndryshe ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka thënë se në takim ka pasur mundësi ta lexon në tërësi drafti-statutin.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së, pas takimit, janë ankuar se po mbahen në terr informativ për këtë çështje.

Ata kanë kërkuar transparencë më të madhe nga kryeministri Albin Kurti për këtë çështje.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se emisari evropian, Miroslav Lajçak, nuk e ka treguar tekstin e Asociacionit, pro e kanë diskutuar, për të cilin, u është thënë se është në pajtim me Kushtetutën e vendit.

Ne patëm një takim e emisarin Lajcak, ishte një takim informues në lidhje me rrjedhen e procesit në javët e fundit. Ai na informoi për hapat që janë ndërmarrë nga ana e tyre, dhe po ashtu në terma të përgjithësuar, shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë që drafti i Asociacionit që është propozuar, është një draft në pajtim me Kushtetutën, por fatkeqësisht nuk patëm mundësinë ta konsultojmë tekstin integral.”, ka deklaruar ai.

Krasniqi tutje ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ka mungesë transparencë sa i përket kësaj çështje.

Shpreha qëndrimi ne PDK-së që ne besojmë se duhet të ketë një vendosmëri më të madhe për të shkuar në process, dhe më shumë transparencë, sepse po flasim për marrëveshje, një nga pjesët me kontraverse që janë diskutuar, pra draftin për themelimin e Aociacionit. Është për t’u kritikuar qasja e Qeverisë me mungesën e transparencës për qytetarët dhe përfaqësuesit politik.”, është shprehur ai.

Krasniqi po ashtu, ka thënë se janë të shqetësuar që nuk dijnë shumë detaje rreth Asociacionit, pasi sipas tij, “dreqi fshihet në detaje”.

Kam kërkuar që Kosovës t’i hiqen sa më parë sanksionet, sepse nuk besoj që është e drejtë, aq më pak pas sulmit terrorist, ndërsa nuk ka asnjë veprim për Beogradin zyrtar…Shqetësimet tona vazhdojnë…për arsye se nuk jemi të njoftuar në detajet, siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurtë.”, ka deklaruar kreu i PDK-së.

Të njëjtat shqetësime i ka shprehur dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se opozita dhe populli i Kosovës po vazhdojnë të jenë të terr informativ për këtë çështje të rëndësishme për Kosovën.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet ta njoftoj opozitën dhe popullin e Kosovës për këtë çështje.

Unë besoj se angazhimi i tij është për tu vlerësuar, dhe ndarje e kohës me LDK dhe partitë tjera opozitare është tu vlerësuar. Përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në një formë apo një tjetër në terr për shkak të moszbardhjes së dokumentit, mosbërjes transparent se paku në parime dhe në angazhime që duhet kryeministri i Republikës si kryenegociator me ua afru deputetëve në çfarëdo forme dhe popullit të Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se Qeveria nuk ka arritur ta kapitalzon situatën pas sulmit të 24 shtatorit.

Konfirmova angazhimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion. Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur të gjitha problemet me Serbinë, dhe situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar. Por fatkeqësisht Qeveria nuk ka arritur me e kapitalizu këtë ambient të mirë politikë”, ka thënë Haziri.

Haradinaj thotë se e ka lexuar draftin

Pas takimit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka parë draft-statutin e Asociacionit.

Ndryshe nga Krasniqi dhe Haziri, Haradinaj ka thënë se e ka lexuar ne tërësi dokumentin.

Patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit, që ta lexojmë në tërësi. Edhe të zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejshëm që e presin Kosovën dhe atë çka mund të pres Kosova po ashtu pas impemtemtim të obligimeve që ka marrë”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, drafti nuk i prek kompetencat e komunave.

E kemi lexu draftin në tërësi. Pra drafti e shpjegon të gjitha mundësit që Asociacioni ju jep komunave më shumicë serbe, pra qytetarëve që jetojnë në këto komuna me shumicë serbe. Kuptohet çdoherë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësi e komunave dhe Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi. Po ashtu, janë plot lehtësira që krijohen në arsim, në shëndetësi , funksionimit dhe mundësive që ju jep asociacioni”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka bërë me dije se AAK-ja qëndrimin për këtë draft do ta jep pasi të deklarohet Gjykata Kushtetuese.

Komentet tona se a pajtohem me këtë draft do t`i bëjmë pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, për shkak se në hyrje të dokumentit shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe po ashtu edhe të gjitha aktet tjera”, ka thënë Haradinaj.

Për takimet me opozitën ka folur edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, ai ka thënë se ka pasur një ditë produktive në Kosovë.

Pata një ditë produktive në Kosovë sot me shkëmbime të mira në zhvillimet e fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara. Mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e mi në rolin aktiv të tyre dhe përkrahjen.”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.

Të ngjashme