Sport
Krasniqi ftohet për herë të parë te “shpresat” e Kosovës
Demokracia
16:08 | 03 Nëntor 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees është duke përpiluar listën për ndeshjet e nëntorit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

Nees për herë të parë te Kosova U21, e ka ftuar mesfushorin ofensivë, Erolind Krasniqi.

Lista e Kosovës U21 ende nuk është publikuar, mirëpo klubi i kosovarit, Rot-Ëeiss Essen ka konfirmuar ftesën për Erlindin.

“Erlind Krasniqi do shfaqet në shtetin e prindërve pas dy jave. Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Michael Nees e ka ftuar 21-vjeçarin për kualifikimet në Kampionatin Evropian kundër Shqipërisë U21”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, edhe drejtori sporti i RËE, Jorn Noëak është ndjerë i lumtur me këtë ftesë të Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur për nominimin e Eros me skuadrën. Fakti që ka arritur që të shihet nga Kosova është ndër i madh për të dhe Rot-Ëeiss Essen. Ngase nuk ka pushim internacional, Ero do mungojë në ndeshjen ndaj Lotte. Sidoqoftë, jemi të bindur se do fitojë eksperiencë të madhe dhe i urojmë suksese në udhëtim”, nënvizoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme