Lajme
Krasniqi flet për takimin me Escobar: Shtyrja 10 mujore e vendimit për targat, kërkesë e prerë amerikane
Demokracia
23:34 | 17 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dhënë detaje shtesë për takimet që po zhvillon në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Edicionin Special, Memli Krasniqi foli për takimin që pati me të dërguarin special Gabriel Escobar, ku tha se shtyrja e vendimit për targat, për 10 muaj, është kërkesë e prerë amerikane, përcjell klankosova.tv.

”Ne diskutuam edhe në këtë takim, për nevojën që të ketë një dinamizim të procesit të dialogut”.

”Pashmangshëm diskutuam për situatën në pjesën veriore të vendit, dhe potencialin e përshkallëzimit që partnerët tanë këtu dhe ata në Bruksel, e konsiderojnë shumë real”.

”Nuk më takon mua të flas në emër të Escobar, por qëndrimet amerikane janë mjaft publike dhe të qarta, kërkesa për shtyrje 10 mujore, është bërë publike, insistimi i tyre vazhdon të jetë, që duhet të ndodhë një shtyrje e tillë, për të mundësuar dialogun që të arrihet një marrëveshje përfundimtare”.

”Ky është një qëndrim i prerë, që kërkojnë që Kosova kërkojnë ta bëjë ditëve në vijim”.

Të ngjashme