Analisti Milazim Krasniqi ka thënë se faza e dytë e imponimit të Asociacionit së serbëve në Kosovë, ka filluar dje.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se kjo fazë po i përfshinë edhe komunat rurale në Kosovë, ndonëse sipas tij sulmi i ndodhur dje në Shtërpcë dhe ky i sotshëm që raportohet në Kllokot janë pjesë e këtij skenari.
“Në veri serbët tashmë kanë kryer punë: kanë kthyer në pikën zero institucionet e Kosovës dhe e kanë fituar të drejtën e banditizmit të pandëshkuar. Tash po e shpalosin projektin e autonomisë politike edhe në brendi të Kosovës. Bile edhe nëse janë të rastësishme këto incidente, ato do të përdoren brenda projektit për imponimin e autonomisë së serbëve në Kosovë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Faza e dytë e imponimit të Asociacionit/autonomisë së serbëve në Kosovë, ka filluar dje. Tash kjo fazë po përfshinë komunat rurale në brendi të Kosovës. Sulmi ndaj dy të rinjve në Shtëprcë e një sulm tjetër në Kllokot, janë pjesë e këtij skenari. Në veri serbët tashmë kanë kryer punë: kanë kthyer në pikën zero institucionet e Kosovës dhe e kanë fituar të drejtën e banditizmit të pandëshkuar. Tash po e shpalosin projektin e autonomisë politike edhe në brendi të Kosovës. Bile edhe nëse janë të rastësishme këto incidente, ato do të përdoren brenda projektit për imponimin e autonomisë së serbëve në Kosovë.