Lajme
Krasniqi e LDK-së: Qytetarët do të mbahen të izoluar padrejtësisht nga BE edhe për një vit
Demokracia
18:28 | 10 Nëntor 2022

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur të zhgënjyer vendimin për çështjen e vizave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës do të mbahen të izoluar padrejtësisht nga BE edhe 1 vit, edhe pse janë përmbushur kriteret.

Postimi i plotë i Rrezarta Krasniqit: 

“Vendimi i sotëm për çështjen e liberalizimin e vizave është zhgënjyes. Qytetarët tanë do të mbahen të izoluar padrejtësisht nga BE edhe për një vit, ndonëse për disa herë me radhë është konfirmuar nga ndërkombëtarët se Kosova ka përmbushur e kritereve të përcaktuara për lëvizje të lirë”, shkruan ajo.

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024