Lajme
Krasniqi e LDK-së: Qeveria popullin po e ushqen me kriza e vetën me korrupsion e tregtim droge
Demokracia
22:37 | 21 Gusht 2023

Share:

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit ” e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”.

Reagimi i saj vjen pasi Ministria e Arsimit mori vendim që të mos furnizojë direkt nxënësit me libra, por mjetet financiare t’iu transferojë prindërve.

”Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit. E la popullin pa rrymë, pastaj ia shtrenjtoi faturën dy herë. E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%. Tash i lë edhe nxënësit pa libra”.

“Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës“, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Të ngjashme