Sport
Krasniqi: Drita klub i madh, presim rezultate të mira në Evropë
Demokracia
16:50 | 18 Qershor 2022

Share:

Njëri nga përforcimet më të mëdha të Dritës, Besnik Krasniqi është i lumtur që iu është bashkuar “Intelektualëve” derisa ka thënë se kanë objektiva të mëdha për edicionin e ri, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi iu bashkua taborit gjilanas nga Prishtina, aty ku pati një edicion fantastik sa i përket formës individuale, por që si skuadër zhgënjyen duke mbetur pa trofe dhe jashtë Evropës.

“Jam përshtatur mjaft mirë me ekipin dhe jam falënderuar pasi më kanë pritur shumë mirë”, ka thënë fillimisht Krasniqi për Demokracia.com.

Drita tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin e saj në Konference Ligë ku do të ndeshet me skuadrën finlandeze Inter Turku, derisa mbrojtësi bardhekaltër beson se do ta kalojnë këtë sfidë.

“Jemi duke punuar mjaft shumë që të kalojmë sa më lart në Evropë. Qëllimi ynë është ky pra të kemi rezultate sa më të mira. Sa i përket Superligës jemi vetëdijshëm se me këtë ekip që kemi dhe bashkë me stafin dhe kryesinë që do luftojmë për titull kampion”, ka përfunduar Besnik Krasniqi. /Demokracia.com

Të ngjashme