Lajme
Krasniqi: Dita-ditës po piqen kushtet për të shkuar në zgjedhje
Demokracia
21:49 | 18 Maj 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur një sërë kritikash për qeverisjen e Albin Kurtit.

Krasniqi tha se dita ditës po piqen kushtet për të shkuar në zgjedhje dhe kjo për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie, por që sipas tij kjo nuk është arsyeja e tureve që po mbanë PDK-ja nëpër komunat e Kosovës.

“Ne nuk kemi dëshmi konkrete se mund te këtë zgjedhje shumë shpejt por që çdop parti politike duhet të jetë e gatshme për zgjedhje pa çka se unë mendoj se dita ditës po piqen kushtet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për shkak të apatisë dhe paaftësisë së kësaj qeverie për të përmirësuar çfarëdo lloj fushe, çfarëdo lloj dimensioni në jetën e qytetarëve të Kosovës, por kjo nuk është arsyeja themelore“, tha kreu i PDK-së në Kanal10.

Ai tha se që nga marrja e udhëheqjes së PDK-së është hera e tretë që organizon ture sepse siç tha ai e konsideron si një nga prioritetet komunikimin e drejtpërdrejtë me anëtarësinë e PDK-së, me zyrtarët dhe qytetarët.

Tutje, Krasniqi tha se qeverisjen e Albin Kurtit e vlerëson me notën 1.

Tutje ai tha se skandalet më të mëdhaja korruptive jo që janë të kohës së Albin Kurtit por lidhen drejtpërdrejtë me të.

“Skandalet më të mëdha  korruptive që kanë ekzistuar jo në Kosovë por në rajon, jo që janë të kohës Qeverisë Kurti, janë të lidhura drejtpërdrejtë me të. Nuk ka skandal më të madh në mbamendjen tonë, pas përfundimit të luftërave në ish-Jugosllavi.”

Këtu ai pohoi se bëhej fjalë për rastin Berisha.

“Zoti Berisha ka nxjerrë pare me thasë edhe me çanta herë në Kosovë e herë në Mal të Zi a në Bosnje sepse ka shumë dëshmi domethënë ky është skandal prej Sllovenisë e Kroacisë e në Bosnje e deri në kosovë e në Shqipëri por bazën kryesore e ka në Serbi dhe këto janë të faktuara, ka kallëzime penale, ka hetime.”, shtoi Kreu i PDK-së.

Sipas Krasniqit një mik u ngushtë i Kurtit brenda 24 orëve është bërë ambasador, nuk dihet as si e ka marrë pasaportëm e Kosovës.

Siç tha kreu opozitar në vend të shkarkimit ambasadori Berishaj u mbrojtë nga pushteti dhe njerëzit e Albin Kurtit.

Të ngjashme