Lajme
Krasniqi: Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut
Demokracia
16:59 | 25 Nëntor 2022

Share:

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, bashkë me anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi i është bashkuar fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila fillon sot dhe vazhdon deri në shënimin e Ditës së të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor.

Sipas Krasniqit, dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave, vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në mbarë botën, jo vetëm në Kosovë.

“Diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi i të drejtave të tyre është i dukshëm në çdo pore të shoqërisë, me gjithë përpjekjet për ta avancuar rolin dhe pozitën e gruas. Gratë dhe vajzat meritojnë trajtim dhe mundësi të barabarta. Të përkushtohemi çdo ditë, nga secili pozicion, që ta bëjmë këtë të mundur”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, bashkë me anëtarët e Kryesisë së PDK-së, i jemi bashkuar fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” 🎗️ e cila fillon sot dhe vazhdon deri në shënimin e Ditës së të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor.

Fatkeqësisht, dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave, vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në mbarë botën, jo vetëm në Kosovë. Diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi i të drejtave të tyre është i dukshëm në çdo pore të shoqërisë, megjithë përpjekjet për ta avancuar rolin dhe pozitën e gruas.

Gratë dhe vajzat meritojnë trajtim dhe mundësi të barabarta. Të përkushtohemi çdo ditë, nga secili pozicion, që ta bëjmë këtë të mundur!

#16DaysOfActivism

#OrangeTheWorld

#Bashkë 50/50

Të ngjashme