Lajme
Krasniqi darkon me kryetarët e komunave nga PDK: U pajtuam që 2023-a të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit
Demokracia
13:20 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka ngrënë darkë bashkë me kryetarët e komunave që i përkasin këtij subjekti politike.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ata “kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët”.

“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët. Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët. Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!

 

Të ngjashme