Lajme
Krasniqi: Bordi i ZRrE-së do të shkarkohet dhe do të ndiqet penalisht
Demokracia
11:09 | 18 Prill 2025

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se nëse opozita e bënë shumicën parlamentare do të shkarkojë Bordin e ZRRE-së, i cili javën e kaluar ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës mbi 16 për qind.

Madje, ai ka thënë se anëtarët e këtij bordi do të ndjeken edhe penalisht.

Në një intervistë në emisionin “Pressing”, Krasniqi ka thënë se ata kanë shkelur besimin e Kuvendit të Kosovës, transmeton Periskopi.

Bordin e ZRE-së, nëse e bëjmë shumicën, ata kemi me shkarku dhe unë besoj se për krejt ka hapësirë për me i procedu penalisht. Ata kanë shkelur kompetencat dhe besimin që jau ka dhënë Kuvendi i Kosovës. Ata veç për qytetarët nuk janë duke punuar. Bordi i RRZE po mendojnë që në katrahurën që ka shkaktuar Albin Kurti, duke i lejuar ata me e rrit çmimin e rrymës, duke u mundu që me një far kamofllazhe që thoni rritje më pak-rritje më shumë, e parape ajo që është paralajmëruar prej ditës së parë ka ndodhur”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se ky është shtrenjtimi i tretë i energjisë elektrike gjatë qeverisjes së Kurtit.

Sipas tij, ky bord është duke i shërbyer mafisë energjetike dhe oligarkëve të Albin Kurtit.

Ata njerëz kanë me u ballafaqu me përgjegjësi penale, kanë me u ballafaqu me përgjegjësi ligjore, sepse po mendojnë që munden me u fsheh. Se nashta i kanë mashtruar këta, duke ju thanë ‘mos të jau ninë, se na jemi në pushtet e na ju mbrojmë’.”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se pushteti aktual është duke i gënjyer ata.

Unë e di që janë tu i rrjet, duke ju thanë se kanë imunitet mandator. Nuk kanë imunitet mandator. Nuk munden me u fsheh mas faktit se kanë të drejt me marrë vendim. Ti ki drejtë me marrë vendime, po do të ma rrit rrymën çdo ditë 100 për qind ? Për interes të kujt? Për interes të oligarkëve të Albin Kurit?”, është shprehur Krasniqi.

Të ngjashme