Lajme
Krasitja e pemëve në shesh, Komuna e Prishtinës del me një sqarim
Demokracia
16:05 | 29 Mars 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim për krasitjen e pemëve përreth sheshit. Të hënën, shumë qytetarë u ankuan për mënyrën se si u bë krasitja e tyre.

Komuna ka treguar qëllimin e krasitjes.

“Qëllimi i krasitjes është bazuar në aspektin sanitar-estetik, ruajtja e ekuilibrimit të organeve nëntokësore dhe mbitokësore të bimëve, që konsiston në baraspeshimin e marrjes së ujit dhe materieve ushqyese dhe shpenzimit të këtyre materieve nga vetë bima”.

NPL “Hortikultura” e ka kryer këtë punë me kërkesë të Drejtorisë së Parqeve, thotë Komuna e Prishtinës, e cila thotë se “deri më tani ka përfunduar pastrimet fito sanitare në të gjithë qytetin e Prishtinës”.

“Në kuadër të pastrimit fito sanitar është edhe dhënia e formës së drunjve dekorativ, gjegjësisht kurorës së tyre, prerja e degëve të thara dhe të thyera, si dhe degëve potencialisht të sëmura. Me kërkesë të Komunës së Prishtinës, degët të cilat janë krasitur, janë bartur në lulishten e kësaj ndërmarrjeje”, thuhet në sqarim.

“E gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes së gjendjes së përgjithshme shëndetësore të vet bimës”, thotë Komuna. “Secila bimë i ka kërkesat dhe nevojat sipas gjendjes së vet habitusit të saj, e konform kësaj kryhen edhe operacionet e krasitjes”.

 

Të ngjashme