Lajme
Krahu i djathtë i Kurtit, që presidentja Osmani nuk ia dha nënshtetësinë e Kosovës, është i mërzitur me Edi Ramën
Demokracia
08:28 | 13 Tetor 2022

Share:

Ish-kryetari i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi thotë se Edi Rama ka ndërhyrë në punët e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në  Euronews Albania, Abazi tha se Edi Rama si kryeministër asnjëherë nuk e ka pritur në zyrën e tij drejtuesin e LVV Albin Kurti, siç e ka pritur Shpend Ahmetin dhe të tjerët kur ata u ndanë zyrtarisht nga LVV.

“Ndërhyrje në punët e brendshme të partisë ka bërë Rama, lërë në punët e qeverisë dhe ato ndërkombëtare”, tha Abazi.

“Nuk mund t’i ikësh asnjëherë historisë. Vetë Rama e tha varet çfarë nxjerrin në pah, cilat të vërteta themi. dhe një tjetër problem është që ai e quan spastrim etnik jo gjenocid, ndërkohë që kemi një rezolutë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, edhe ne kemi çuar një rezolutë për të njohur si gjenocid, që nuk u mor parasysh nga Kuvendi i Shqipërisë. Do të dëshironim që kryeministri ynë të thoshte të vërtetën e plotë mbi Serbinë dhe jo të mbulojë të kaluarën që nuk e quajti gjenocid”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Audio-incizim: “Kurti u paraqit si i çmendur në ministritë e Shqipërisë”, përplasja e ashpër e Boiken Abazit brenda LVV-së

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Rebelimi e lë Boiken Abazin pa shtetësi të Kosovës, Osmani e bëri kosovare vetëm Dejona Mihalin

Të ngjashme