Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar krahasimin e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dhe ato të 14 shkurtit të këtij viti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot më fillim prej orës 11:00 pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Demokracia.com.
Mirëpo, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar krahasimin e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dhe ato të 14 shkurtit të këtij viti.
Nga grafikonet e publikuara nga Cakolli shihet se, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është i vetmi subjekt politik i cili ka shënuar rritje prej 98 për qind në vota në krahasim me zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti. Ndërsa partitë e tjera kanë shënuar rënie të votave.
“Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA)”, ka shkruar Cakolli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e plotë pa ndërhyrje:
Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti.
Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA)./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/eucakolli/posts/10208065935763195