Lajme
KQZ tregon se si do të publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve
Demokracia
15:47 | 13 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar orarin e konferencave që pritet të mbahen nesër me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se do të mbahen 4 konferenca gjatë ditës, përcjell Demokracia.com.

Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur ora e konferencës së rezultateve preliminare.

Elezi po ashtu në komentin përmes së cilit ka replikuar me një qytetar, bëri të ditur se rezultatet e zgjedhjeve do të shfaqen vazhdimisht në Web-faqen e KQZ-së.

“Rezultatet do te shfaqen vazhdimisht, ne ueb.”, ka shkruar Elezi.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin tonë do të mbahen nesër. Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00./Demokracia.com/

Të ngjashme