Lajme
KQZ tregon se sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani
Demokracia
17:28 | 25 Shkurt 2021

Share:

Po vazhdon rinumërimi i kutive me fletëvotime në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Demokracia.com ka thënë se deri në ora 16:00 gjatë ditës së sotme janë rinumëruar 268 kuti të votimit nga 552 sa është numri i përgjithshëm që duhet të rinumërohen.

”Deri në orën 16 të ditës së sotme janë rinumëruar 268 kuti të votimit (vendvotime) nga 552 sa është numri i përgjithshëm që duhet të rinumërohen me vendim të KQZ-së”, tha Elezi.

Kujtojmë se nga KQZ është thënë se gjatë ditës së nesërme se do të mbarojë edhe procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të tjera në QNR./Demokracia.com

Të ngjashme