Lajme
KQZ tregon sa ka qenë përqindja e votuesve në zgjedhje
Demokracia
20:22 | 14 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e katërt të mbajtur sot, ka treguar se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë votuar 46.90 për qind të votuesve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kanë votuar 827 mijë e 984 votues nga 1 milionë e 794 mijë e 862 persona, Demokracia.com

“Sipas të dhënave preliminiare nga 98.3 për qind numri i qytetarëve të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit është 46.80 apo 827.984 votues nga 1 milionë e 794 mijë e 862 persona”, tha Daka.

Daka mes tjerash ka bërë të ditur se këtë vit ka pasur një numër më të lartë të votuesve, se sa në vitin 2019.

Ndryshe, Daka ka bërë të ditur se brenda disa minutash do të fillojë publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /Demokracia.com/

Të ngjashme