Lajme
KQZ-së i rekomandohet që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë
Demokracia
15:09 | 22 Janar 2021

Share:

Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike rekomandon KQZ-në që t’i certifikojë kandidatët për deputetë.

Zyra për Regjistrim dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ i ka rekomanduar kolegjiumit në këtë institucion të certifikoj të gjithë kandidatët për deputetë, ashtu siç kanë ardhur nga partitë politike.

Kryeshefi i kësaj zyrë, Yll Buleshkaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së tha se zyra nuk ka arritur me zbatu në tërësi vendimin e pikës “q” të nenin 29 të Ligjit për Zgjedhje për shkak të hamedësimit të kësaj pike, përcjell Demokracia.com

“Zyra nuk ka arritë me zbatu tërësisht në vendim të pikës ‘q’ të nenin 29 të ligjit për zgjedhje për shkak të hamendësimit dhe konfuzitetit. Për atë arsye zyra rekomandon të certifikohen të gjithë siç kanë ardhur. Kush ka ankesa, shkalla e parë dhe e dytë të vlerësojë për largimin e kandidatëve”, tha ai./Demokracia.com

Të ngjashme