Lajme
KQZ: Qendrat e votimit në veri janë hapur me kohë, 45 mijë 95 qytetarë kanë të drejtë vote
Demokracia
08:15 | 23 Prill 2023

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e parë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri.

KQZ ka njoftuar se sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, shpërndarja është bërë në bashkëpunim dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shtoi se sipas informacioneve që kemi pranuar janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit.

“Janë 19 qendra votimi që do të presin qytetarët me të drejtë vote, 6 janë të rregullta dhe 13 qendra janë alternative. Qytetarët me të drejtë vote në këto katër komuna është 45 mijë e 95 . Ftojmë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Elezi.

Konferenca e radhës e KQZ do të jetë në orën 11:30.

Të ngjashme