Lajme
KQZ publikon raportet financiare të fushatave zgjedhore të audituara
Demokracia
16:10 | 15 Korrik 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të zgjedhen deputetë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 14 shkurt 2021.

Kështu ka thënë për Demokracia.com, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.

Ai më tej tha se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit./Demokracia.com/

Të ngjashme