Lajme
KQZ në Shqipëri gjobit tre kryabashkiakë pasi shkelën Kodin Zgjedhor
Demokracia
23:11 | 24 Mars 2023

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se është kërkuar nga KAS që të vendoset masa administrative ndaj kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, të Përrenjasit Nuri Belba dhe të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Të tre, sipas KQZ-së duhet të ndëshkohen me 10 mijë lekë gjobë pasi kanë kryer shkelje administrative të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, shkelje janë konstatuar edhe për përgjegjësin për veprimtaritë publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si edhe në 6 bashki të tjera.

Për këto shkelje është kërkuar gjobitja me 5 mijë lekë ndëshkimi i përgjegjësve.

Njoftimi:

Komisioneri konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për:

1) Z. Armando Subashi, Kryetar në Bashkinë Fier, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë; 2) Z. Nuri Belba, Kryetar në Bashkinë Prrenjas, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë; 3) Z. Kastriot Gurra, Kryetar në Bashkinë Librazhd, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë; 4) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë; 5) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Poliçan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë; 6) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Skrapar, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë; 7) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Roskovec, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë; 8) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lezhë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë; 9) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Bulqizë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë; 10) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Elbasan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

Të ngjashme