Lajme
KQZ në Serbi hedh poshtë ankesën e Shaip Kamberit, s’u zgjodh deputet për vetëm 13 vota
Demokracia
22:12 | 02 Qershor 2022

Share:

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Serbi të enjten hodhi poshtë kundërshtimin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për rregullsinë e përsëritjes së votimit, shkruan Demokracia.com.

Bëhet fjalë për votimin në një vendvotim në Tërnovc të Madh afër Bujanocit, më 27 maj.

Anëtarët e KKZ-së me nëntë vota kundër dhe shtatë për kundërshtuan mundësinë e anulimit të zgjedhjeve.

Por, partia e Shaip Kamberit, nëse dëshiron, duhet ta vazhdojë kontestin edhe në Gjykatën Administrative.

Nëse ata shkojnë në gjykatë, shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare do të shtyhet sërish dhe afatet për formimin e qeverisë së re do të shtyhen më tej.

Shaip Kamberi mbeti pa u zgjedhur deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë për 13 vota.

Zgjedhjet në një vendvotim në Tërnovc u përsëriten tri herë me kërkesë të SPS-it, partisë së Ivica Daçiqit. /Demokracia.com/

Të ngjashme