Diaspora
KQZ: Mbi 8 mijë votues në diasporë janë telefonuar deri tani
Demokracia
14:51 | 19 Janar 2021

Share:

Deri më tani janë telefonuar mbi 8 mijë votues nga diaspora.

Kjo është bërë e ditur nga Kryeshefi Ezekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, i cili ka thënë se nuk kanë ndonjë ngecja sa i përket verifikimit të votuesve nga diaspora.

“Mbi 8 mijë votues janë telefonuar. Nuk kemi ndonjë problem teknik. Do të thërrasim disa herë, derisa të marrim verifikimin”, theksoi ai, përcjell Demokracia.com

Ahmetaj theksoi që në mbledhjen e radhës të KQZ-së, do të dalë me një raport të detajuar rreth verifikimit të votuesve.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 14 shkurt./Demokracia.com

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024