Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot mban mbledhjen e radhës.
Sipas një njoftimi për media, KQZ do të mbajë mbledhjen nga ora 13:30 dhe do të ketë disa pika të rendit të ditës, përcjell Demokracia.com
Ndër tjera si temë diskutimi do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve për certifikimin e subjekteve politike dhe ai për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Klinë.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 4 gusht, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.48/2021.
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:
3. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve për certifikim të subjekteve politike.
4. Këshillat e KQZ-së:
· Këshillit për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Klinës.
5. Njoftim nga Komitetit i Auditimit të Brendshëm të KQZ-së.
6. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik.
7. Të ndryshme