Lajme
KQZ konfirmon se ka nisur numërimi i votave të diasporës
Demokracia
11:59 | 02 Mars 2021

Share:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media, i cili ka thënë se sot ka nisur numërimi i votave që kanë arritur përmes postës, nga data 2-12 shkurt, raporton Demokracia.com.

“KQZ ka përmbyllur të hënën në mesnatë numërimin e votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, ndërsa mëngjesin e së martës ka fillur me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës nga data 2 shkurt deri më datë 12 shkurt.”, ka thënë ai.

Elezi ka thënë se nuk dihet saktë kur do të përfundojë numërimi i votave nga jashtë vendit.

“Është e vështirë te themi se sa ore apo se sa dite mund të marrë numërimi i fletëvotimit jashtë vendit sigurisht do të na duhet me shume se një dite kohe për të bërë numërimin e këtyre fletëvotimeve, natyrisht se është një numër i konsiderueshëm i tyre.”, tha Elezi.

Ai ka thënë se aktualisht janë gjithsej 56 mijë e 610 zarfe të cilat pritet të numërohen.

“Janë gjithsej 56 mije e 610 zarfe me flete votime te cilat do të numërohen në QNR gjithsej janë 45 tavolina numërimi pra aktive këtu ne QNR dhe po punojmë qe sa me shpejt te arrijmë te përfundojmë numërimin e tyre natyrisht se do te jemi vazhdimisht ne kontakt për t’ju informuar lidhur me progresin e punës qe po behet këtu ne QNR.”, shtoi Elezi./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

QNR në fazën e fundit, së shpejti pritet shpallja e rezultateve përfundimtare

Të ngjashme