Lajme
KQZ konfirmon se janë 47 kandidatë me vepra penale gjatë 3 viteve të fundit: Vendimi për ta merret deri më 22 janar
Demokracia
13:16 | 20 Janar 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka konfirmuar se 47 kandidatë për deputetë janë shpallur fajtor për një vepër penale gjatë 3 viteve të fundit, që nënkupton se nuk mund të çertifikohen.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për media, ka thënë se 15 nga 25 subjektet që kanë aplikuar për certifikim, kanë kandidatë me vepra penale, raporton Demokracia.com

“15 nga 25 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim, kanë kandidatë që nuk janë në përputhje me ligjin që specifikon se kandidatët deputetë nuk mund të jetë një person që është shpallur fajtor për një vepër penale nga Gjykata në 3 vitet e fundit.”, ka thënë ai.

Tutje, Elezi ka bërë të ditur se 47 kandidatë nga rreth 1018 se kanë aplikuar, janë shpallur fajtor për një vepër penale gjatë 3 viteve të fundit.

Ai mes tjerash ka bërë të ditur se partitë politike do të njoftohen me përgjigje, dhe se vendimi do të merret deri më 22 janar, raporton Demokracia.com

“Janë 47 kandidatë nga rreth 1018 që janë shpallur fajtor për një vepër penale në 3 vitet e fundit. Pas pranimit, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do ta përgadit rekomandimin të cilat do të paraqiten para KQZ-së. Rekomandimet do të bëhen gjatë ditës së sotme dhe të nesërme dhe KQZ merr vendim deri më 22 janar. Po ashtu, do të njoftohen edhe partitë politike me përgjigjet.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur shumë debate lidhur me personat që mund të kandidojnë ose jo në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke përfshirë këtu edhe Albin Kurtin, që synon pozitën e kryeministrit./Demokracia.com

Të ngjashme