Diaspora
KQZ ka pranuar afër 6 mijë vota nga diaspora deri më tani
Demokracia
15:07 | 09 Shkurt 2021

Share:

Kryeshefi i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka treguar se deri ditën e djeshme kanë arritur rreth 5 mijë e 754 pako me fletëvotime nga diaspora.

Sipas Ahmetajt, brenda pakove mund të ketë edhe më shumë zarfe me fletëvotime që kanë ardhur nga diaspora, shkruan Demokracia.com.

“Me 6 shkrurt janë pranuar 2 mijë e 776 pako, me 8 shkurt janë pranuar 2 mijë e 799 pako me fletëvotime nga posta dhe 179 pako të tjera nga një postë tjetër gjithsej 5 mijë e 754 pako me flete votim ndërsa brenda pakove mund të ketë më shumë zarfe” , tha Ahmetaj.

Ahmetaj ka treguar se këto pako po mbahen në Ministrinë e Infrastrukturës me një siguri të lartë, derisa ka shtuar se më 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve, këto pako do të dërgohen në QNR për trajtim dhe numërim./Demokracia.com

Të ngjashme