Diaspora
KQZ: Janë pranuar mbi 2300 pako me fletëvotime nga diaspora
Demokracia
15:22 | 07 Tetor 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kryeshefi i Sekretariati të Komisionit Qendror të zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se deri më tani KQZ ka pranuar mbi 2 mijë e 300 pako të votimeve nga jashtë Kosovës.

Në mbledhjen e radhës së KQZ, Ahmetaj tha se pranimi i këtyre pakove do të bëhet deri më 15 tetor në mesnatë, shkruan Demokracia.com.

“Deri tani janë regjistruar 3200 votues si votues me nevoja të veçanta. Deri në fund të kësaj jave do të kemi një numër të saktë. Shtypja e listave përfundimtare të votuesve janë përfunduar. Kanë arritur fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për asamble dhe printimi është bërë në Slloveni. Tubimet e partive politike janë mbajtur pa i përfillur masat mbrojtëse për COVID”, tha Ahmetaj.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./Demokracia.com/

Të ngjashme