Diaspora
KQZ: Janë pranuar mbi 1 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora
Demokracia
16:59 | 09 Nëntor 2021
Ilustrim

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka pranuar mbi 1 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora për raunin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 14 nëntor.

Kështu ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i KQZ, Valim Elezi, i cili tha se procesi i votimit përmes postës është duke vazhduar për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

“Deri në mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,376 pako të supozuara me fletëvotime. Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021”, tha Elezi.

Ai tha më tej se të drejtën për të votuar për raundin e dytë të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave e kanë vetëm votuesit në të cilat do të ketë zgjedhje.

“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”, tha Elezi për Demokracia.com.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është:

Gjakovë (1,089),

Gllogoc (175),

Gjilan (607),

Dragash (1,090),

Istog (707),

Kaçanik (166),

Klinë (437),

Fushë Kosovë (135),

Kamenicë (442),

Obiliq (60),

Rahovec (382),

Podujevë (337),

Prishtinë (666),

Prizren (921),

Shtime (116),

Viti (754),

Vushtrri (174),

Malishevë (714),

Junik (1,054),

Mamush (192) dhe

Kllokot (10)./Demokracia.com/

Të ngjashme